Asani: Është e nevojshme sjellje më e shpejtë e vendimeve efektive për pronën e konfiskuar

Shkup, 18 korrik – Maqedonia është e vërshuar nga automjetet e konfiskuara, për momentin në parcela të një numri të madh të institucioneve dhe ndërmarrjeve shtetërore ka rreth 10.000, por Agjencia për menaxhim me pronë të konfiskuar dhe të marrë, siç thotë për MIA-n drejtori Faton Asani, nuk mund të veprojë për të gjitha dhe t’i ndajë në institucione shtetërore, t’i shesë për hekur të vjetër ose t’i ofrojë në ankand, sepse efekti i tyre është bllokuar në proceset e ngadalësuara gjyqësore. Si Agjenci, thotë Asani, i presin gjykatat, pasi të kenë marrë vendime efektive atëherë të veprojnë, Në Maqedoni, por edhe në disa shtete tjera, shton, proceset gjyqësore zgjasin shumë, katër deri në pesë vjet dhe prandaj gjykatat duhet të punojnë në mënyrë më të saktë.

Sigurimi i vendimeve efektive është i nevojshëm që Agjencia të mund të veprojë edhe me çdo lloj të mjeteve dhe patundshmërive të konfiskuara. Prej kur është në funksion pothuajse dy vite, siç thotë Asani, Agjencia bën përpjekje për t’i shpejtuar proceset. Për këtë periudhë kohore, shton, Agjencia ka ndarë 300 automjete për institucionet shtetërore, ndërsa 500 ka shkatërruar që ishin të papërdorueshme. Vjet ka shkatërruar rreth 190 kilogram substanca narkotike, ndërsa këto ditë gjashtëqind copë armë dhe 400 kilogram drogë. Gjithashtu, vitin e kaluar 20 mijë copë mall – veshje, këpucë, tekstil, teknikë të bardhë… u ka ndarë qendrave sociale dhe institucioneve për kategori të cenueshme të qytetarëve, ndërsa së shpejti pritet një donacion i tillë prej 100 mijë copë. Vitin e kaluar, Agjencia në Buxhet ka paguar një milionë euro.

Gjithçka që shteti konfiskon dhe që është fituar në mënyrë të paligjshme ose është lëndë e kryerjes së një vepre penale, me të disponon Agjencia për menaxhim me konfiskim të pronës.

“Të filloj me automjetet, të gjitha të cilat merren nga ana e MPB-së, gjykatat, Drejtoria doganore vijnë tek ne. Problem më të madh ka me automjetet sepse në vend ekzistojnë ndoshta më shumë se 10 mijë automjete të tilla. Flas në parcelat tona, në parcelat e Pyjeve të Maqedonisë, të Policisë pyjore, në parcelat e doganës dhe të MPB-së gjegjësisht në stacionet policore në vend. Kërkojmë zgjidhje për të gjithë, por duhet të ketë zgjidhje efektive për secilin prej tyre, të përgatiten dokumente dhe më pas të bëhet ekspertizë, pas çka ose lihen për shitje, për hekur të vjetër ose për donacion”, thotë Asani.

Ai potencoi se prej kur e ka marrë funksionin pothuajse dy vite ka pasur katër shitje dhe po aq në tërë periudhën e funksionimit të agjencisë nga viti 2009.

“Nëse Agjencia ekziston 10 vjet, nga viti 2009 dhe ka pasur gjithsej tetë shitje, katër janë nga dy vitet jo të plota. Kjo pasqyron si është punuar më parë. Nuk mund unë përnjëherë të gjej 500 automjete për shkatërrim, e më parë jo. Ato automjete nuk janë prej dje”, thotë drejtori i Agjencisë.

Sqaron se deri më tani me vendim të Qeverisë, Agjencia ka ndarë mbi 300 automjete për institucionet shtetërore, mes të cilëve për Ministrinë e Shëndetësisë, MPB-në, Drejtorinë për sanksione…

“Kjo Drejtori në vitin 2017 nuk kishte automjete për t’i dërguar të dënuarit në gjykim nëpër gjykata. Prandaj filluam t’i furnizojmë burgjet një nga një, punët filluan të funksionojnë dhe i mbuluam nevojat e burgjeve që puna e tyre të vijojë pa pengesa. Automjete u kemi dhënë edhe stacioneve policore, Ministrisë së Shëndetësisë… Institucioneve shëndetësore dhe spitalore, Agjencia u ka ndarë ndoshta 20, 30 automjete”, thotë Asani.

Thekson se ka vendosur të veprojë vetëm me automjete të cilat kanë vendime efektive, sepse, siç potencoi, më parë janë ndarë dhe përkohësisht janë marrë, pas çka ka ndodhur që pronari në procedurë ta marrë mbrapa automjetin, ndërsa veç më është amortizuar nga institucioni të cilit i është ndarë, Më pas, shton Asani, shteti është dashur t’u paguajë dëmshpërblim personave të tillë.

Drejtori potencoi se pjesa më e madhe e automjeteve sipas vendimeve efektive janë për shkatërrim.

Kur do të gjinden të gjitha automjetet për të cilat ka vendime efektive, bëhet ekspertizë, konfirmohet cilat janë për përdorim, ndërsa të tjerat vendosen në listën për hekur të vjetër. Në periudhën derisa unë drejtoj me këtë institucion, thotë, mbi 500 automjete janë shitur për hekur të vjetër.

Të tjerat, sipas Asanit, më shpesh u donohen institucioneve të cilave u janë të nevojshme. Institucionet shtetërore deri tek Agjencia, kërkesë me shkrim me justifikimin pse u është i nevojshëm automjet. Këshilli drejtues i Agjencisë e shqyrton kërkesën dhe ne u ndajmë automjete atyre institucioneve kërkesat e të cilëve janë në rregull. Ajo që do të sillet si vendim i Këshillit drejtues, shton, më pas duhet të kalojë në Qeveri e cila duhet të japë vendim për ndarjen e këto automjeteve.

“Vlerësimet thonë se ka rreth një milionë euro kursim në buxhetin shtetëror për furnizimin e automjeteve sepse në vend që institucionet të ndajnë para dhe t’i blejnë i ndajnë këto automjete të konfiskuara përmes Agjencisë për menaxhim me pronë të konfiskuar”, thotë Asani.

Sipas tij, nuk është logjike që automjeti i konfiskuar të jepet në ankand dhe ndokush t’i vlejë për pak para, në kushte kur shumë institucione shtetërore aspak nuk kanë automjete dhe duhet të ndajnë mjete shtesë për t’i furnizuar.

Me Ministrinë e Shëndetësisë, Agjencia është në marrëveshje për të siguruar markë të njëjtë të automjeteve, pesë ose dhjetë, ndërsa Ministria të obligohet t’i rregullojë gjegjësisht t’i ngjyrosë, shënojë dhe t’i vendosë drita rrotulluese. Më pas duhet t’ua ndajë spitaleve të cilat nuk kanë ose kanë automjete të vjetërsuara.

“Nëse ka vullnet, shumë punë mund të bëhen. Për disa prej tyre duhet vetëm ide e mirë”, thotë Asani.

Ai sqaron se përveç automjeteve të konfiskuara, Agjencia disponon edhe me një lloj tjetër të mallit. Nga gushti i vitit 2017, thotë, pasi është drejtor i Agjencisë, është shkatërruar 42 tonë mall i ndryshëm në Drisla.

“Bëhet fjalë për cigare, alkool ose lloj tjetër të mallit të papërdorueshëm. Ai mall që është i përdorueshëm, e donojmë për institucione sociale”, thotë Asani.

Vitin e kaluar, Agjencia ka pasur donacion prej 20 mijë copë veshje dhe mall për amvisëri për institucione shtetërore. Ai paralajmëroi donacion të ri prej mbi 100.000 copë tekstil, këpucë, material për në zyrë, aparate për amvisëri për 26 institucione, mes të cilëve Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, komuna, për nevojat e shkollave, Kryqit të Kuq, Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare për nevojat e manastireve, Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze për nevojat e BFI-së, që do të ndahen sot.

Vjet janë shkatërruar edhe rreth 190 kilogram lloje të ndryshme të lëndëve narkotike, ndërsa këto ditë gjashtë qind copë armë dhe 400 kilogramë drogë. Ai thotë se kur ai e ka ndërmarrë Agjencinë ka pasur në parcela, depo, gjashtë milionë copë mall të pa ngritur. Në këtë periudhë të shkuar, shton, numrin e kanë ulur në katër milionë, ndërsa sivjet ka gjasa për ta ulur në dy milionë.

“Tekstualisht Drejtoria doganore në përgjithësi nuk ka qenë e spastruar nga ana e Agjencisë. Malli ka qëndrua atje sepse lëndët lidhur me të nuk janë punuar. Mendoj se nuk ka probleme dhe frena në vetë procedurat e parapara për konfiskim të pronës dhe të mallit, por se vonesat janë rezultat vetëm i mospasjes së vullnetit në punën tek ata që e kanë drejtuar Agjencinë, por edhe tek institucionet tjera kompetente për të vepruar në këto raste”, potencoi Asani, duke shtuar se atë që e bën deri më tani Agjencia e bën me shumë dëshirë dhe resurse minimale njerëzore dhe materiale, si dhe me shumë punë.

Si për shembull, ai theksoi një rast se kur e ka marrë udhëheqësinë me këtë Agjenci në vendkalimin kufitar Bogorodicë drejt Greqisë, në anën e djathtë të vendkalimit kanë qëndruar dhjetë kamionë dhjetë vjet. Ky, thotë është turp për shtetin.

Thotë se që të mund Agjencia të funksionojë më mirë është e nevojshme edhe sektor i shitjes dhe se ai si person udhëheqës punon që një sektor i tillë të formohet.

“Për funksionim normal të Agjencisë sipas meje, është e nevojshme edhe sektor i shitjes sepse pa këtë sipas meje, është e pakuptimtë që të ekzistojë. Ky sektor është i nevojshëm jo vetëm për automjetet, por edhe për mallin tjetër”, thotë drejtori Asani.

Ai thekson se Agjencia është e gatshme madje edhe të gjitha automjetet që janë konfiskuar në një territor të caktuar të një qyteti në shtet t’i donojë në institucionet nga qyteti të cilët për këtë kanë nevojë si komuna, spitale, gjykata, puna dhe socialja, vetëm që të përfundojnë lëndët.

Sqaroi se vitin e kaluar në Buxhet si Agjenci kanë transferuar një milionë euro. Këto mjete shpesh janë nga prona e konfiskuar, mjete, para, automjete… të marra në mënyrë të paligjshme.

Prej kur ai udhëheq me Agjencinë për menaxhim me konfiskim të pronës, janë konfiskuar rreth 130 pronë të patundshme, qoftë nëse bëhet fjalë për banesa, shtëpi, tokë ndërtimore. Janë konfiskuar, sqaron, për shkak të veprave të ndryshme të bëra penale.