Asambleja Kushtetuese Kombëtare e Venezuelës, i ka dhënë përkrahje kërkesës së Gjykatës Supreme për t’ia hequr imunitetin liderit opozitar, Juan Guaido.
Ky vendim i hap rrugës mundësisë për nisjes e procedurave ligjore kundër Guaidos – i cili ka përkrahjen e SHBA-së dhe shumë vendeve të tjera që prej vetëshpalljes president, shkruan RT, transmeton Klan Kosova.
Heqja e imunitetit të Guaidos vjen një ditë pasi Gjykata Supreme e Drejtësisë u bëri thirrje ligjvënësve në ANC që të ndërmarrin veprimet e duhura ndaj tij. Ai akuzohet se ka nxitur dhunë dhe angazhim në aktivitete financiare të paligjshme.
“Drejtësia është e nevojshme për garantim të paqes”, ka thënë Presidenti i asamblesë, Diosdado Cabello, duke shtuar se Asambleja Kushtetuese e aprovon kërkesën e Supremes me arsyetimin që “ka drejtësi në vendim tonë”.