Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, i cili gjendet për vizitë pune në Berlin, në lidhje me reagimet e opinionit për rezultatet e konkurseve vjetore të Ministrisë së Kulturës, sot informoi se të gjitha vendimet për aplikimet e marra do të anulohen dhe sërish do të shqyrtohen dhe nëse konfirmohen parregullsi, lista e projekteve të mbështetura do të plotësohet.
“Synimi ynë është që t’i stimulojë dhe në mënyrë adekuate ta vlerësojmë kontributin e artistëve, institucioneve nga kultura dhe në këtë kuptim mbesim fuqishëm të përkushtuar në këtë përcaktim tonin”, ka thënë Ademi, qëndron në kumtesë.
Theksohet se me vëmendje të madhe i ndoqa të gjitha vërejtjet dhe komentet që kanë të bëjnë me rezultatet e publikuara të konkurseve vjetore të Ministrisë së Kulturës.
“Jehona e madhe ndaj rezultateve të publikuara sugjeron se jemi në vijë me angazhimet tona, në mënyrë transparente dhe raportuese, pa kurrfarë paragjykimesh, të miratojmë program i cili do ta nxis zhvillimin e kulturës në shtet. Si njeri dhe si ministër thellë i respektoj autorët, artistët dhe institucionet dhe të gjithë ata që veprojnë në sferën e kulturës dhe nuk do të lejoj që këto rezultate të konkurseve vjetore të lënë ndjenjën e hidhur dhe të pakënaqësisë te njerëzit e kulturës”, deklaroi ministri Ademi.
Përndryshe, gjatë kohës së qëndrimit të tij në Berlin, ministri Ademi, do të realizojë më tepër takime pune, ndërsa do të marrë pjesë edhe në premierën e nesërme të filmit të ri maqedonas „Perëndia ekziston, emrin e ka Petrunija“ të Teona Strugar Mitevska që është në seleksionimin kryesor në Festivalin e Filmit në Berlin.(koha.mk)