Shkup, 5 qershor – Ministri i Kulturës, Asaf Ademi nuk është hollësisht i njoftuar me raportin për parregullsitë në punën e Ministrisë së Kulturës në vitin 2016, që para katër ditëve e publikoi Enti shtetëror për revizion, por theksoi se janë janë të hapur për bashkëpunim me PSP-në dhe institucionet kompetente.
Dita e parë e punës së tij në funksionin ministër sot ishte simpoziumi për menaxhim të kulturës, organizuar nga Ambasada e SHBA-së në Maqedoni.
Në një deklaratë për mediat tha se dje ditën e ka kaluar duke u njoftuar me të punësuarit në Ministri dhe se ende nuk është futur në materien, për, siç tha, t’i shqyrtojë dokumentet siç duhet.
“Por ne jemi të hapur për të gjitha institucionet. Prokuroria speciale publike është e mirëseardhur t’i shqyrtojë të gjitha dokumentet. jam takuar me një përfaqësues të PSP-së, i cili dje ishte në Ministri. Unë do të vazhdojë, e kjo është politikë edhe e Qeverisë, kudo që zbulohet krim, të jemi të hapur për bashkëpunim me PSP-në, si dhe me institucionet tjera”, deklaroi Ademi.