Presidenti sirian Bashar al Asad i porositi në urimin e tij liderit të Koresë së Veriut Kim Xhong-un, me rastin e 105-vjetorit nga lindja e themeluesit të vendit Kim Il-sung, se të dy vendet zhvillojnë luftë kundër dominimit të forcave të mëdha. “Si dy vende miqësore e kremtojmë këtë përvjetor dhe ndërkohë zhvillojmë luftë kundër ambicieve ‘jo të shëndosha’ të forcave të mëdha për të gjithë vendet t’i gënjejnë me politikat e tyre ekspanzioniste dhe hegjemoniste”, qëndron në letrën e Asadit.
Duke theksuar se Damasku dhe Pheniani luftojnë për të drejtën e tyre të vetëvendosjes, sovranitetit dhe sigurisë kombëtare, Asad shprehu bindje se marrëdhëniet midis të dy vendeve do të intensifikohen në pajtueshmëri me interesat e të dy popujve, njofton TASS. Asad dërgoi edhe një letër në të cilën ia uron Kim Xhong-unit pesëvjetorin e marrjes së tij të detyrës si president i Koresë së Veriut, duke theksuar se kjo e konfirmon besimin e lidershipit dhe popullit.