Damask, 16 dhjetor – Presidenti sirian Bashar al Asad e akuzoi SHBA-në se i shet Turqisë naftë të konfiskuar siriane.
Në një intervistë për televizionin kinez Feniks, në pyetjen çka ndohd me naftën e prodhuar në objektet në lindje të Eufratit, ai tha se “Amerika tani është ajo që vjedh naftë dhe ia shet Turqisë”.
Ai theksoi se para amerikanëve, burimet e naftës i kanë shfrytëzuar Xhabhat al Nusra dhe më pas edhe SHI-ja.
“Regjimi turk është direkt i përfshirë në shitjen e naftës, paraprakisht me Al-nusran, më pas me SHI-në, ndërsa sot me amerikanët”, ka thënë Asad.
Nga fundi i tetorit, presidenti amerikan Donald Tramp i bëri të ditura planet për tërheqjen e ushtrisë amerikane nga Siria veriore, ku Turqia zbatoi operacione. Megjithatë, Uashingtoni shtoi se do ta mbajë kontrollin ndaj fushave të naftës në veriperëndim të Sirisë.