Eintraht Frankfurti arriti të shkatërronte Lacion në Ligën e Europës me rezultatin e thellë 4-1, duke bërë një paraqitje fantastike dhe ajo fitore e madhe, i është dedikuar mesfushorit spanjoll Lukas Torro. Menjëherë pas vërshëllimës së fundit, mesfushori ka nisur të qante në fushë, ndërkohë që asnjëri nga shokët e skuadrës nuk e dinin të vërtetën përveç trajnerit.
Pak orë para ndeshjes, vëllai i Torros, vetëm 27 vjeç kishte ndërruar jëetë dhe në lidhje me këtë lajm, Torro i kishte treguar vetëm trajnerit të tij, i cili e kishte lejuar që të largohej drejt Spanjës, por mesfushori ka refuzuar duke luajtur për 90 minuta. Vetëm pasi ka përfunduar ndeshja, e kanë marrë vesh lajmin shokët e skuadrës.
Ai do të udhëtojë sot drejt Spanjës dhe do të humbasë takimin ndaj Hofenhaimit, ndërkohë që vetë trajneri dhe menaxheri i futbollistit kanë pranuar për mediat se ai kishte të drejtë që të largohej që dje nga Gjermania, ditë në të cilën u larguan edhe prindërit e tij. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së vëllait të Torrosit.