Lumturinë që e kishte humbur në Real Madrid, Dani Ceballos duket se e ka rigjetur në Arsenal, që prej huazimit te klubi nga Premierliga këtë verë. Kalimi i mesfushorit spanjoll në Santiago Bernabeu nuk shkoi sipas planit, sepse ai asnjëherë nuk zuri vend në ekipin e parë, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
“Ka qenë e qartë se kam dashur të largohem”, tha Ceballos.
“Kam qenë i suksesshëm që prej largimit. Tani jam aty ku dua të jem dhe jam shumë i lumtur”, shtoi ai.
“Ideja ime ishte të largohesha për të luajtur dhe për ta shijuar futbollin. Nuk dy vjetët e kaluara nuk e kisha këtë”, theksoi ai. /Gazeta Express/