Kylian Mbappe mund të transferohet në Real Madrid. Ylli i madh i Paris Saint-German në ditët e fundit ka konfirmuar vendosmërinë e tij për ekipin francez. Mirëpo, ai ka refuzuar të konfirmojë të ardhmen e tij në klub përtej këtij sezoni.
“AS” shkruan se Real Madrid ka shtuar besimin për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net, përcjellë gazeta Koha.
Mbappe është një prej futbollistëve të rinj më të mirë në botë dhe objektiv i madh i klubit nga Santiago Bernabeu.