As mos ja mësyni Shëngjinit, ja çka iu ndodhi sot pushuesve atje

Insektet në plazhin e Shëngjinit dhe të Talës këtë vit janë kthyer në një shqetësim mjaft serioz për pushuesit pasi edhe pse jemi thuajse në fund të muajit korrik dezinsektimi nuk është kryer.

Administratori i Shëngjinit, Gjokë Caci bën me dije se çdo ditë përballet me ankesat si të pushuesve, ashtu edhe të bizneseve të zonës për këtë problem.

Nga ana tjetër drejtoria e shëndetit publik prej ditësh ka konfirmuar se dezinsektimi do të kryhet shumë shpejt.