Sulmuesi i Nomme Kalju, Liliu, ende është duke prirë në garë për Këpucën e Artë, edhe pse totali i tij prej 31 pikëve është duke u rrezikuar seriozisht me kalimin e javëve. Liliu luan në ligën elitare të Estonisë, prandaj çdo gol i tij vlen vetëm 1 pikë, transmeton Gazeta Express, përcjell gazeta KOHA.
Lionel Messi i Barcelonës është i treti me 30 pikë, dhe ka nevojë vetëm për edhe një gol për ta kaluar brazilianin, derisa Cristiano Ronaldo ndodhet i shtati me vetëm një gol më pak se argjentinasi, edhe pse ai ka luajtur më shumë ndeshje në Serie A se Messi në La Liga.
Për Messin dhe Ronaldon një gol vlen 2 pikë në klasifikim për Këpucën e Artë. Disa prej favoritëve për ta fituar Këpucën e Artë janë Messi, Ronaldo, Kylian Mbappe, Harry Kane dhe Mohamed Salah. Ndërsa, kjo është renditja e garës për Këpucën e Artë.