Çfarë rikthimi për Paolo Guerreron. Është 35-vjeç por mosha pak rëndësi ka për të sepse sulmuesi peruan instiktin vrasës përpara portës nuk do ta humbasë kurrë. Nuk luante futboll që nga korriku i vitit të kaluar për shkak të të pezullimit për doping që mori nga FIFA. Por pasi realizoi ëndrrën për të luajtur për herë të parë në një Kupë Bote me fanellën e kombëtares peruane ish-sulmuesi i Bayern Munich e nisi në mënyrën më të mirë aventurën e tij me klubin tjetër brazilian, Internacional të Porto Alegres.
Pasi realizoi në kampionatin rajonal Gaucho në fitoren 2-0 ndaj Caxias në fundjavë, Guerrero dhuroi një tjetër paraqitje fantastike këtë herë në kompeticionin më të rëndësishëm të Amerikës së Jugut, Copa Libertadores. Me një dygolësh ai udhëhoqi brazilianët drejt fitores 3-2 ndaj kilianëve të Palestinos me Internacional që falë këtij suksesi siguroi matematikisht kualifikimin në grupin A, ku bëjnë pjesë edhe kampionët në fuqi të River Plate. Guerrero dukej si i liruar nga zinxhirët në këtë sfidë duke treguar se është ende në formë për të bërë gjëra të mëdha në futboll.
https://www.youtube.com/watch?v=YCT2H6lmf30