Ushtria amerikane ka testuar bombën GBU-72, që është prodhuar nga një përzierje e copëzave të bombave tjera që në thelb ka për qëllim shkatërrimin e bunkerëve. Ndoshta është e projektuar duke marrë parasysh objektet nëntokësore për zhvillimin e armëve bërthamore të Iranit apo Koresë së Veriut. Gjatë testimit nga baza ajrore Aglin në Florida, aeroplani luftarak F-15 provoi bombën e re.
E 5K Penetrator GBU-72, është dizajnuar për të depërtuar thellë në bunkerët nëntokësorë dhe objektet e tjera që janë përforcuar me çelik e beton – duke rënë nga 12.000 metra lartësi, depërtuar në tokë dhe më pas shpërthyer. “Hedhja e bombës dytonëshe shënoi fundin e një sërë testimesh që planifikoi njësia 780 e forcave ajrore”, thuhet në deklaratën e forcave ajrore pas testimit të fundit.