Parashikohen punime të reja në “Allianz Arena” të Mynihut për ta bërë impiantin edhe më të sigurtë dhe të përshtatshëm për publikun, pavarësisht se stadiumi i Bayern Munich është një nga më modernët në botë.
Ashtu si shkruan “Bild”, në 2020, klubi bavarez do të testojë një sistem të ri kontrolli që quhet Hexwave. Në dy aksese të stadiumit do të montohen skanera që do të shmangin rojet e sigurisë që të kontrollojnë çdo çantë shpine dhe dore. Tifozët mund të kalojnë në skaner më shumë se një, duke mos krijuar rradhë.
Ky sistem i sigurisë do t’i japë mundësi që të dallohet menjëherë nëse dikush do të ketë armë me vete apo bomba. Gjithçka e mundësuar nga firma amerikane Liberty Defense. Nëse eksperimenti do të shkojë si pritet, atëherë të gjitha akseset për në Allianz Stadium do të pajisen me këtë sistem.