Rama është vetëm një “arushë-vallexhi” dasmash që heq vallen e madhe “ZhikinoKollo” duke valuar në trans shaminë dhe duke i ftuar shqiptarët të hyjnë në valle të këtij “vashari-politik-serb” me shije dhe aromë të “pleskavicave të Leskovacit” – i gjithë ky cirk ndodh për t’i argëtuar publikët e Ballkanit dhe ata ndërkombëtarë me primitivizmin etno-nacionalist të “botës-serbe”
Nga Shaqir ISLAMI
Të gjithë kemi dëgjuar për vallëzimin e arushës me tupan, nën regjinë e artistit “magjup” me ndonjë dhëmb të përparmë argjendi ose floriri, në varësi nga soji dhe nami. Kjo ka qenë një shfaqe “klasike” por shumë e popullarizuar në cirqet e “vashareve” katundareske ku dëfrehen katundarët me zgarë e pije deri në trans!
Për ata që s’kanë dëgjuar e parë këtë shfaqe, kjo është një ndër pikat klasike të argëtimit të njeriut, “magjupi” i bie tupanit, ndërsa arusha vallëzon me ritmin që e dikton tingulli i tupanxhiut. Shfaqja ashiqare mbaronte me duartrokitje frenetike dhe me perceptim të manipuluar. Mbase, askush nga publiku nuk dyshon në mashtrimin e madh se, arusha nuk ka vesh për ritëm dhe muzikë. Përderisa audienca argëtohet me këtë shfaqe – arusha vuan nga impulset/reflekset e dhembjes! Por, njeriu si një lloj kafshe e përsosur, është në gjendje të bëjë çdo gjë për ta fituar kafshatën e bukës. “Magjupi” i cirkut e bën të njëjtën punë si çdo zanatçi tjetër – edhe si çdo politikan, vallahi.
Eee tashti – vonë-vonë e kam lexuar diku, e s’më kujtohet aspak se ku –se, si ushtrohej arusha që të vallëzojë me ritmin e tupanit. Dhe qesha në vete dhe pranova se sa leshko jemi ne njerëzit e Xhahilistanit që Europa me gërdi na quan Ballkan.
Por, ja – hiç pa hile– ua shpjegoj zbulimin e hiles dinake që kam lexuar; dhe ja, se si ishte teknologjia e vallëzimit të arushës: mbi rasa guri, ndër të cilën digjet zjarri, arusha e shkretë për t’i mbrojtur shputat që i digjen, herë rri mbi një shpute, e herë kërcen mbi shputën e djathtë, natyrisht duke ofsharë dhe duke mallkuar sojin e kafshës më të përsosur që e quajmë njeri! Kështu manipulohet perceptimi i audiencës, duke e parë me sytë e tona se si arusha vallëzon me ritmin e tupanit! Si mund ta bindësh ndonjërin nga audienca se arushës nuk ia ndien për muzikë?
“Magjupi” gjatë tërë kohës i ndjek hapat e arushës dhe i mëshon tupanit. Dhe këto ushtrime vazhdojnë për një kohë të gjatë; dhe vazhdon derisa tingulli i tupanit t’i rrënjos arushës refleksine kushtëzuar të dhembjes së djegies së shputës. Dhe arusha e shkretë, sa herë që e dëgjon tingullin e tupanit, i ndërron shputatduke kërcyer herë në të majtën, e herë në të djathtën, tanë kohës duke e ndjerë artificialisht dhembjen e djegies së shputave.
Kështu dhe kaq thjeshtë ndodh vallja e arushës me tupan. Kjo shfaqe na mëson bukur dhe qartë se, me sa lehtësi mund të manipulohet perceptimi i publikut dhe me sa lehtësi mund të krijohen refleksete kushtëzuara te kafshët; e sidomos tek njerëzit. Këto i shpjegon për mrekulli refleksologu Pavllov; ndërsa, propaganda politike i shfrytëzon për hesapet e veta – sa herë që t’i duhet!
Vuçiq me këtë nismë për “Ballkanin e Hapur”, vepron sipas strategjisë politike të botës-serbe dhe të Aktiviteteve për Ndikimin e Informacionit duke shpërndarë anekënd botës kumtesa të mirë-menduara dhe paracaktuara politike: së pari i çoi selam Bullgarisë prej Shkupit; me ç’rast i bëri me dije se kush është zot-shtëpie i vërtetë i Maqedonisë Veriore dhe kush sundon realisht me mendjet dhe zemrat e Shqiptarëve anembanë. Ky, Ballkanin e quan e mban si Srpski-svet.
Ndërsa, supermeni-politik Rama e ka rolin kollaj – mbase, nuk e kupton serbishten!Por, të tjerët që e kuptojnë ?
Prandaj, Rama është vetëm një “arushë-vallexhi” dasmash që heq vallen e madhe “ZhikinoKollo” duke valuar në trans shaminë dhe duke i ftuar shqiptarët të hyjnë në valle të këtij “vashari-politik-serb” me shije dhe aromë të “pleskavicave të Leskovacit” – i gjithë ky cirk ndodh për t’i argëtuar publikët e Ballkanit dhe ata ndërkombëtarë me primitivizmin etno-nacionalist të “botës-serbe”.
Kjo Fushatë për Ndikimin e Informacionit e organizuar dhe zbatuar në mënyrë të lakmueshëm, synon vetëm për t’i manipuluar perceptimet e publikëve rajonal dhe sidomos ata ndërkombëtarë. Këto aktivitete për ndikimin e informacionit përdorin me dinakëri katundarizmin e vashareve të Shumadisë, për të prodhuar një narrativ shfajësues për të gjitha gjenocidet e kryera nga Serbia,deri më sot. Dhe jo se janë pak; edhe për Serbinë!
Ndërsa “ekspertët shqiptarë dhe të huaj”,“gazetarët”, “krijuesit e mendimeve” (pra, liderët e famshëm të opinionit – një shpjegim i shkurtër vetëm për lexuesit e mi të nderuar – kështu quhen shumica syresh që paguhen si argatë për të shpërndarë mjegullnajë në fushën e informacionit dhe për të përhapur qëndrime dhe paragjykime në vend të mendimit) duke shkaktuar huti dhe dykuptimshmëri në Sferën Publike. Këta “ekspertë” dhe “gazetarë” kanë për detyrë të manipulojnë perceptimet e publikëve duke arsyetuar veprimtarinë e vendimmarrësve politikë dhe duke sajuar nocione mashtruese siç qarkullojnë tashmë në komunikimin me masën:“estetika politike”, “qeverisje tematike”“Mini-Shengen ose Ballkan i Hapur”, dhe shumë budallakina tjera injorantësh.
Me shfaqen banale të cirkut të fundit të vasharit-politik-serb “Ballkan i Hapur”, Rama ua “shkërdhen” mençurinë (demek, fyen inteligjencën) dhe i përdhos shqiptarët dhe ndërkombëtarët, me perversitete të këtilla gjoja se të bazuara në “estetika politike”, e në anën tjetër duke shitur ashiqare si xhambaz-Bitpazarishije dhe pamje fukarash, atë, brandin e- vjetër-shqiptarçetë Esad Pashës “Kiç&Tradhti”. Kjo është ajo “estetikë politike” e sajuar nga kuzhina politike që prodhon receta gjellësh të helmuara për zemrat dhe mendjet e sidomos diasporës shqiptare.
Kësaj here Rama nuk ishte i bindshëm dhe optimist si në rolet e mëparshme. Sjellja dhe komunikimi i tij sikur ishte i lodhur dhe i zorshëm. Por, e vazhdoi si burrat deri në fund! E fundi i aktrimeve të Vuçiç&Rama doemos mbaron me batutë me aromë serbe.
Regjia e takimeve të tyre, gjithmonë duhet të mbarojë duke e shfaqur Vuçiqin si viktimë dhe humbacak nga liderllëku i fuqishëm i Ramës së plotfuqishëm. Ndërsa Vuçiq (si humbacak), duhet ta aktrojë një të qeshur të hidhur (për shkak se, gjithmonë … në fund të shfaqjes, Rama e mund atë, qoftë në mes të Beogradit, Berlinit ose Shkupit! Kështu projektohet imazhi i “liderit-supermen të Shqiptarëve, EdvinKristaqRama”. Dhe, s’ka të ndalur … The showmustgoon.
Rama kryeneq me këmbëngulje e luan këtë rolin e pistë të vazelinës, duke u munduar që t’i bind të gjitha sojet e shqiptarëve, se me ndihmën e këtij ilaçi të yndyrshëm zhduket dhembja e shpirtit dhe në fund doemos vjen kënaqësia dhe lezeti politik si dhuratë e vuajtjeve dhe flijimeve shpirtërore.
Tani ajo Arushë vallëzon pa vazelin – dhe prapë s’ka gajle. Nejse, arusha është arushë … mbase, ka njëlloj ngjashmërie, sepse shqiptari është kokëfortë si gjithmonë! Por, s’ka gajle … shyqyr Zotit e kemi Ramën që na i lehtëson dhembjet fizike dhe shpirtërore! Një gjë është e sigurtë, supermeni-politik për besën e dhënë “pobratimit” të vet Vuçiq, do t’i hap shqiptarët një nga një – me ose pa vazelinë. Meqë, është burrë i fjalës!
(Autori është kolumnist i rregullt i gazetës KOHA)