Një biznesmen shumë i suksesshëm, pronar i një prej diskotekave më të njohura në Zvicër, Arton Shekfiu krahas gjithë këtyre angazhimeve – vazhdon të jetë edhe një humanist i pashoq. Ai këto i tregon dhe në një bisedë për InfraRed të gazetës KOHA
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: U bënë vite që merresh me biznes, një punë sa e këndshme aq edhe e lodhshme, si e sheh veten sot Artoni?
Punë e lodhshme sigurisht kjo nuk dyshohet, por sot e shoh veten shumë të suksesshëm.
KOHA: Je shumë i popullarizuar në mesin e estradës, ke organizuar shumë mbrëmje e koncerte të ndryshme, po cilin personazh e ke më shumë për zemër që mbush sallat e koncertit ndërvite?
Për koncerte e mbrëmje të mëdha, preferoj Shkurte Gashin.
KOHA: Kjo punë është edhe shumë e lodhshme, të ka ndodhur të të krijojë shumë stres e nervozë? Si je gjendur në këto situata?
Deri më sot nuk më ka ndodhur ndonjë situatë e tillë dhe nuk e di si mund të përgjigjem.
KOHA: I ke rënë pishman deri më sot që merresh me këtë biznes?
Asnjëherë nuk i kam rënë pishman, sepse po vazhdoj edhe më tej.
KOHA: Edhe pse njeriu në jetë ka batica e zbatica, ka ndodhur që në ndonjë mbrëmje mos mbushen sallat si duhet? Artoni nuk njeh dështim, pajtohesh me këtë?
Unë nuk njoh dështim!
KOHA: E keni problem dakordimin me këngëtarë?
Jo aspak, është punë shumë e lehtë.
KOHA: Ti njihesh edhe si një personalitet shumë human, deri më sot krahas humanizmit ke organizuar edhe shumë mbrëmje bamirësie, do vazhdosh me këtë ritëm?
Për humanizëm nuk dua të flas, sepse e kam lënë të flasin të tjerët, vetëm se unë do të vazhdoj edhe më tej…
KOHA: Kur e ke ndërmend të ndalesh, të thuash nuk vazhdoj më tej?
Kurrë nuk do të ndalem…
KOHA: Si është një ditë e jotja jashtë angazhimeve, një 24 orësh?
Një ditë e imja jashtë angazhimeve është të qëndroj pranë familjes sime të mrekullueshme.