Arton Humolli shpallet fitues në konkursin më të madh të fotografisë në botë

27

Fotografi i mirënjohur Arton Humolli është shpallur fitues i edicionit të 39-të të konkursit më të madh të fotografisë në botë “Le plus Grand Concours Photo du Monde” në kategorinë “Beauty”, shkruan KultPlus.

Njoftimi i tij në rrjetin social Facebook:

Me kenaqesi ju njoftoj se jam fitues i edicionit te 39-te te konkursit me te madh te fotografise ne bote – “Le plus Grand Concours Photo du Monde” (kategoria “Beauty”). Konkursi organizohet nga revista prestigjioze PHOTO me seli ne Paris – France.

Me kete rast dua t’i falenderoj te gjithe pjesemarresit ne realizimin e fotografise fituese “Mystic eyes” duke fillu nga modelja Gresa Hoti, stilisten Njomeza Luci si dhe grimeren e frizerin Sellma dhe Kaci.
Njekohesisht dua t’i falenderoj te gjjthe ata qe i besuan dhe vazhdojne ti besojne punes time tash e 15 vite.

Info shtese: Rrevista PHOTO funksionon prej vitit 1967 dhe nga shumekush llogaritet si revista me prestIgjioze sa i perket artit te fotografise. Ne ballina te saj ka pasur personalitete te medha boterore si Barack Obama, Marylin Monroe, Michael Jackson, Rihanna, David Bowie, etj.

P.s. Numri 544 i revistes eshte planifiku te dal ne treg ne muajin Janar-Shkurt por per shkak te pandemise eshte shty per muajin Korrik.

Comments are closed.