Shkup, 13 nëntor – Bazari i dytë vjeshtor i artizanaleve do të mbahet sot në komunën e Butelit me rastin e Çlirimit të Shkupit.
Në bazar, siç informojnë nga komuna, do të marrin pjesë më shumë se 20 artizanë nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Serbia, Turqia dhe Bosnjë e Hercegovina.
Këtë vit, përveç artizanaleve vizitorët do të mund të shijojnë edhe petë me kunguj.
Bazari i dytë vjeshtor i cili është në organizim të Komunës së Butelit dhe Shoqatës “Arti kraft” nga Shkupi do të hapet sot dhe nesër prej orës 10:00 deri në orën 18:00.