Shoqata për promovimin dhe zhvillimin e kulturës “Porta Skupi”, sot në mjediset e Suli- Anit hapi edicionin e tretë të manifestimit kulturor “Artizanatet dhe gruaja”. Në këtë panair prezantohen vlerat dhe artizanatet e grave, filirgran, dantela dhe punim të tjera, si dhe ushqime tradicionale të gatuara nga vet gratë e pranishme, informon gazeta Koha.
Kryetarja e Shoqatës për promovimin dhe zhvillimin e kulturës “Porta Skupi”, Arlinda Kalisa u shpreh se: “Qëllimi i këtij Paniri të tretë është që gratë tona të mund të prezantojnë vlerat dhe artizanatet e tyre të vjetra, të mirëfillta të trashëguara bez pres brezi.
Këtë manifestim me praninë e tij e nderoi kryetari i Komunës së Çairit, z.Visar Ganiu i cili tha se : “Projekte tw kwtilla, në të ardhmen fuqishëm do të perkrahen dhe se mirëpritet zgjerimi i tij me përfshirje të grave nga trojet mbarëshqiptare, duke filluar nga Prizreni, Ulqini dhe vendet e tjera”.
Manifestimin e përshëndeti edhe shefi i Kabinetit të Ministrisë së Kulturës, z. Faton Fazliu i cili tha se : “Kjo është një nismë e mirë dhe ky wshtw projekt serioz i cili ka vazhdimësinë e tij me edicion të tretë. Duke parë punimet artizanate edhe pse jemi në një dinamikë të përshpejtuar bashkëkohore, qartë duket se nënat tona kanë lënë gjurmë në trashëgimin e vlerave dhe kulturës sonë. Në të ardhmen projektet e këtilla do të gëzojnë përkrahjen e Ministrisë së Kulturës.”
Ndërkaq, ky manifestim dashamirësve të artit dhe artizanateve u prezanton mundësi të shkëlqyer për të parë nga afër artizanatet, punimet e dorës dhe për të shijuar nga afër aromën dhe delikatesin e ushqimeve tradicionale, të trashëgura ndër vite. Vend të rëndësishëm në punët e dorës përfshihet përgatitja e kostumeve popullore, punimet me filigran, endja e pëlhurave të ndryshme, thurjet me shtiza, ojat e dantellat dhe qëndisjet e shumëllojshme. Të ruajtura me origjinalitet ku qartë shprehin identitetit shqiptar”, u shpreh kryetare e “Porta Skupit”, znj.Arlinda Kalisi.
Këtë manifestim kulturor me prezencën e tyre e nderuanw Xhane Kreshova, kryetare e Lidhjes së Gruas Tetovë, Edlira Destani nga Shoqata “Ylberi”, si dhe gra me profile të ndryshme pjesëmarrëse aktive në jetën shoqërore të vendit.
Projektin e mbështetën: Ministria e Kultures , Komuna Çair, Kompania “Tikvesh”, Telekomi i Maqedonisë dhe Radio Shkupi. (koha.mk)