Ylli i skuadrës së Barcelonës, Lionel Mesi, ka marrë një dhuratë tejet të veçantë gjatë ditës së djeshme. Edhe pse dhuratat nga mbarë globi mund të jenë diçka e zakonshme për një nga lojtarët më të mirë në botë, kjo ka qenë shumë e veçantë për argjentinasin. Një artist paraguaian, i quajtur Lili Kantero, ka dizenjuar një palë atlete të njëjta me ato të Mesit, në të cilat ka vizatuar historinë e jetës së tij. Artisti ka marrë inspirim nga jeta e yllit argjentinas dhe ka vendosur t’ia dhurojë këto atlete pikërisht idhullit Mesi.