Flamurtari dhe Drenica janë ndarë në paqe në ndeshjen e vetme që u zhvillua sot në kuadër të xhiros së dhjetë në Superligën e Kosovës, shkruan Periskopi, përcjellë gazeta Koha. Megjithëse ndeshja u mbyll pa gola, dy skuadrat kishin raste të shumta për shënim.
Pas ndeshjes trajneri i Flamurtarit, Artim Shaqiri ka thënë se nga sot nuk do të jetë më trajner i Flamurtarit.
“Futbolli është interesant dhe luhet në dy pjesë, mysafirët dominuan dhe kishin disa raste konkrete më shumë se ne, por ne nuk e bëmë atë që e kemi biseduar në zhveshtore”, tha fillimisht Shaqiri për SSK, transmeton gazeta Koha.
“Kur ka konkurrencë në Superligë atëherë futbolli bëhet i bukur, në Kosovë luhet futboll por edhe kërkohet rezultat andaj deri në fund do të jetë e vështirë të dihet kush do të jetë skuadra që do të largohet nga liga. Ndeshja e sotme me Flamurtarin ishte e fundit pasi këtë vet e kërkova unë, pra nga sot nuk do të jem më në krye të skuadrës”, përfundoi Shaqiri. (koha.mk)