Athinë, 8 janar – Greqia, Maqedonia, Aleksandri i Madh dhe ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, janë katër artikujt më të njohur të versionit grek të Vikipedias për vitin 2018, sipas Vikimedia- Bashkësisë për përdorues nga Greqia, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina, transmeton Koha.mk
Vitin e kaluar, temat lidhur me bisedimet për emrin kanë monopolizuar interesin e grekëve ku përveç artikujve standardizues (Greqi, Athinë) kanë hulumtuar shkrime si për shembull, irredentizëm, Kryengritja e Ilindenit, Shkup, Mikis, Teodorakis, çështja maqedonase.
Më konkretisht, lista e publikuar me 10 artikujt më të njohur për vitin 2018 është si vijon:
1.Greqia – 559376 shfletime.
- Maqedonia, dedikuar sferës gjeografike Maqedoni- 339112 shfletime.
- Aleksandri i Madh- 277655 shfletime.
- Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë – 243261 shfletime.
- La casa de papel, seriali spanjol 236646 shfletime.
- Sitven Hoking- 236556 shfletime.
- Mbretëresha Elizabeta e Dytë 217412 shfletime.
- Athinë – 209523 shfletime.
- Lista e serialeve televizive greke- 207928 shfletime.
- Kristiano Ronaldo- 206990 shfletime.
Vikipedia greke në vitin 2018 ka pasur mbi 358.800.000 shfletime.