Shkup, 11 maj – Shoqata e Artistëve dhe artizanëve “Arti Kraft” shpalli konkurs për përpunimin e suvenirit autentik për Qytetin e Shkupit për vitin 2018.
“Pjesëmarrësit në këtë thirrje publike mund të jenë persona fizikë dhe juridikë, të cilët do të dorëzojnë nga një kopje nga zgjidhja konceptuale me madhësi dhe material origjinal, shoqëruar me shpjegim të idesë”, njoftuan nga Shoqata.
Afati i fundit për paraqitje është 18 maji 2018, ndërsa të gjithë të interesuarit mund të marrin informacione të detajuara në numrin 070/748-622 (Gordana Mitrovska – përfaqësues i autorizuar i SHAA “Arti Kraft”) apo në e-mail [email protected].