Arthur: Faleminderit Juventus, për momentin do jap gjithçka për Barcelonën!

39

Mesfushori i Barcelonës, Arthur Melo ka falënderuar Juventusin për interesin e tyre të madh për të. Arthur do të transferohet te Juventus në një marrëveshje 82 milion euro në fund të sezonit, me Miralem Pjanic të shkojë te Barcelona.

“Faleminderit Juventus për interesimin tuaj të madh për mua”, shkroi braziliani në Instagram. “Unë e di se do të shkoj në një klub të madh, shumë sfida na presin, për t’u kapërcyer së bashku”.

Ndërkohë, 23-vjeçari u zotua t’i japë gjithçka klubit të tij aktual për pjesën tjetër të sezonit. “Tani jam përqendruar te e tashmja. Unë kam objektiva të rëndësishëm për të arritur me Barcelonën dhe do të vazhdoj deri në fund të sezonit, duke dhënë gjithçka për shokët e mi të skuadrës dhe të gjithë tifozët. Faleminderit shumë për përkrahjen! Shihemi kundër Atletico Madrid”, ishin fjalët e mesfushorit brazilian.