Një emër tjetër i njohur i ekranit që merret me hairstayling është dhe maestro Artan Kalisi. Djaloshi nga Shkupi që tashmë jeton, punon dhe vepron në Gjermani vjen në një intervistë interesante për InfraRed të gazetës KOHA ku tregon mbi punën e tij, arsyen pse u largua nga vendlindja, si dhe gjithë përvojën me personazhet e njohur që ka
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Njihesh si një mashkull i hekurt që bën çudira në profesionin tënd, si e ndjen veten?
Krenar!
KOHA: Kjo do të thotë që nuk varesh nga askush tjetër përveç vetes?
Jo!
KOHA: Thonë që je i mirë dhe i dhembshur?
Po ashtu është!
KOHA: E ndjek gjithmonë intuitën tënde?
Po patjetër!
KOHA: Të tjerët të konsiderojnë një shembull shumë të mirë për t’u ndjekur?
Më vjen mirë, nëse i motivoj të tjerët me punën time!
KOHA: Di si ta bësh vetë, lumturinë tënde?
Deri diku.
KOHA: Kur dhe pse u larguat nga Maqedonia, cili ishte qëllimi për të arritur në Gjermani?
Që nga viti 2016 u largova nga vendlindja, shkaku kryesor ishte shoqja e cila banonte në Gjermani, pasi kisha dhe ofertë pune vendosa të shpërngulem, qëllimet janë të mëdha, por gjithçka arrihet me punë dhe kohë.
KOHA: Çfarë keni vënë re gjatë gjithë këtyre viteve në Gjermani, cili është ndryshimi nga vendet shqiptare jashtë asaj pastërtisë dhe rregullës?
Jeta është më e sigurt, ka sigurime të ndryshme që në Maqedoni nuk i kemi pasur, ka më tepër mundësi pune.
KOHA: Si është për një Hairstylist me gjithë atë angazhim përkushtimi dhe për familjen?
Mundohem të jem gjithmonë i përkushtuar në punë, pa e lënë familjen anash!
KOHA: Je ashtu mashkulli tipik shqiptarë-xheloz?
Pak, besoj që e kemi të gjithë shqiptarët.
KOHA: Ju mësuat profesionin për Hairstylist nga ndonjë profesionist apo si filloi e gjitha e si u gjend Artani ne këtë fushë?
E kam pas gjithmonë hobi dhe pasion të punoj me flokë, pastaj vendosa që pasionin të rikthej në profesion dhe gjërat bazë i kam mësuar prej hairstylistit Sreçko Gjorgjieski, e më pas kam marë seminare nga parukier të famshëm si Mounir, Babaevski etj.
KOHA: Keni punuar me shumë personazhe të njohur, na thuaj si është puna me ato?
Po kam punuar me personazhe si: Tayna, Nora Muja, Samanta Karavella, Hava, Dilara Kaynarca, Esra World, Ilira Gashi. Më pëlqen të punoj me njerëz që kanë motivim për punë dhe japin gjithmonë maksimumin për t‘i arritur qëllimet në jetë, pas bashkëpunimit me ta ngel gjithmonë i inspiruar!
KOHA: Kur ka qenë dita më e vështirë në jetë?
Fatmirësisht shumë ditë të vështira nuk kam pas, edhe nëse kam pas jam munduar të gjejë të mirën tek ajo ditë dhe ta bëj sa më pozitive!
KOHA: Po dita më e gëzuar?
Dita e martesës!
KOHA: Lidhjet tuaja me kafshët, keni ndonjë të tillë se zakonisht personazhet e njohur kujdesen shumë?
Po patjetër, i dua kafshët dhe po të kisha më shumë kohë, do kujdesesha më tepër për kafshët, momentalisht kujdesem veç për një mace.
KOHA: Gjella e preferuar?
Pasta.
KOHA: Duke pasur gjithë këto vite përvojë pune, cila mendoni se është ajo gjë që siguron suksesin në këtë fushë?
Përkushtimi në punë dhe dashuria për punën që e bën.
KOHA: Kush ka qenë (ose vazhdon të jetë) influenca juaj apo një shembull që ju motivon?
Influenca ime kanë qenë gjithmonë artistët më të suksesshëm në botë.
KOHA: Keni menduar ndonjëherë ta lini këtë profesion apo të vendosni diçka tjetër primare? Pse?
Jo definitivisht, edhe nëse do të kisha punuar diçka tjetër do të ishte profesion sekondarë!
KOHA: Si është një ditë e zakonshme e juaja?
E filloj ditën me kafe, shkoj në punë, pas pune në palestër, lexoj diçka ose merrem me rrjetet sociale, e pastaj bij në gjumë.
KOHA: Një MasterClass në Kosovë e Shqipëri keni menduar të zhvilloni?
Po, do të ishte kënaqësi, në trojet shqiptare të realizojmë Master Class!
KOHA: Një këshillë për të gjithë artistët e rinj që aspirojnë një karrierë në këtë fushë?
Ndjekeni gjithmonë ëndrrën tuaj, përkushtojuni dhe jepni maksimumin në punë, për të arritur sukses!