Shkup, 2 dhjetor 2017 (MIA) – Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Artan Grubi, do të qëndroj në vizitë dyditore në Bruksel. Deputeti Grubi, do të marrë pjesë në tryezë të rrumbullakët me temë: “Ballkani Perëndimor në udhëkryq: Sfida të reja, dinamikë e ndryshuar” që mbahet në Bruksel, me ftesë të “Miqtë e Evropës” dhe të Samitit Evropian për Politikë Evropiane.
Në konferencë, siç njofton Komisioni për Çështje Evropiane pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të marrin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, drejtori i Politikës Fqinjësore Evropiane dhe Zgjerim të Komisionit Evropian, Kristijan Daniellson, si dhe Ajse Kihan Sulltanogllu, asistente e Sekretarit Gjeneral dhe Drejtore rajonale për Evropën dhe Komonvelltin e shteteve të pavarura (CIS) dhe të UNDP-së.
Gjithashtu, Grubi, me ftesë të kolegëve të tij nga Parlamenti Evropian do të marrë pjesë edhe në Mëngjesin Evropian të Lutjes më 6 dhjetor ku do të takohet me më shumë pjesëmarrës të lartë.
Në korniza të vizitës në Bruksel, Grubi do të realizojë takime të veçanta me deputetët e Parlamentit Evropian: Ivo Vajgel, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn, si dhe me David Kulen nga Komisioni Evropian përgjegjës për përgaditjen e raportit për Maqedoninë dhe Kosovën, si dhe me Edvard Auer nga zyra e Frederika Mogerini, i angazhuar për Ballkanin Perëndimor.