Arsyetimi qesharak i klubit italian për thirrjet raciste: Nuk ishin zëra majmunësh, por vërshëllima ndaj gjyqtarit

Hellas Verona ka mohuar se tifozët e saj kanë abuzuar në baza racore ndaj mesfushorit të Milanit, Franck Kessie të dielën, transmeton zeri.info, përcjellë gazeta Koha. Zhurma që ngjanin me zëra majmunësh besohet se janë dëgjuar në tribuna nga përkrahësit e Hellas Veronas gjatë ndeshjes, por klubi italian insiston se ato ishin vetëm vërshëllima ndaj gjyqtarëve.

“Zhurmat ‘yy’ ndaj Kessies? Ofendimet ndaj Donnarummas? Ndoshta dikush është trullosur nga decibelët e tifozëve ‘Gialloblu’”, ka shkruar klubi në rrjetin social “Twitter”.

“Çfarë dëgjuam ne? Vërshëllimat, në mënyrë të paevitueshme, për vendimet e gjyqtarëve që ende na lënë neve në shumë mëdyshje, gjithashtu si duartrokitjet për gladiatorët tanë në fund të ndeshjes. Ne nuk do të biem për këto stereotipe. Respekt për Veronën dhe për njerëzit veronezë”, thuhet më tej.