Me ndryshimet e Ligjit për Tatim të vlerës së shtuar hiqet fatura e llogarisë – dokument me të cilin arsyetohen shpenzimet dhe shfrytëzohet e drejta e fitimit.
Remzije BILALLI
Shkup, 25 nëntor – Me ndryshimet e Ligjit për Tatim të vlerës së shtuar hiqet fatura e llogarisë – dokument me të cilin arsyetohen shpenzimet dhe shfrytëzohet e drejta e fitimit. Gjatë njoftimi të risisë së këtij projekt-amendamentit që do të kalojë në Parlament, Ministrja e Financave Nina Angelovska theksoi se deri më tani janë marrë shumë masa lehtësuese në mënyrë që të përmirësohet puna e kompanive, por jo edhe për kontabilistët të cilët përdoren që nga koha e ish-RSFJ-së. Në shumë vende të zhvilluara dhe madje edhe në rajon, ajo potencoi se ky dokument është hequr dhe nuk është më në përdorim.
“Me heqjen e faturës së llogaris që vjen nga ndryshimi i Ligjit për TVSH, kompanitë dhe individët do të jenë në gjendje të shfrytëzojnë të drejtën e zbritjes me paraqitjen e llogarisë fiskale për shpenzimet e bëra për pagesa me para të gatshme apo me anë të kartelës deri në 6,000 denarë. Gjithashtu, do të lëshohen edhe burime, e rëndësishme është mbrojtja e mjedisit jetësor sepse nëse marrim parasysh fletëpagesat e të gjitha kompanive, sigurisht që bëhet fjalë për një numër të madh të pemëve të prera për prodhimin e këtyre letrave”, tha Angelovska.
Përfitimet për heqjen e faturave të llogarisë u theksuan edhe nga Elizabeta Iceva nga “Beta Konsallting” dhe Zvonko Koçovski nga “BDO Maqedoni”, duke theksuar se ato janë një procedurë e panevojshme të cilat deri më tani kanë rënduar bizneset.
“Me anulimin e faturave të llogarisë thjeshtësohen edhe procedurat sepse tani kemi vetëm një dokument për ta përpunimin e të dhënave dhe jo dy identike. Kështu do të kursejmë edhe kohë por edhe hapësirë sepse të gjitha këto dokumente duhet që të ruhen diku, në kushte të veçanta. Nga ana tjetër ne kursejmë edhe letër dhe e gjithë kjo do ta lehtësojë shumë punën tonë, tha Iceva. Koçovski shtoi se do të përmirësohet administrimi mes tatimpaguesve në vetë qarkullimin.
“Lirimi nga fatura e llogarisë nuk paraqet shmangie nga detyrimi për të dëshmuar qarkullimin tek tatimpaguesit. Ky obligim vazhdon që të mbetet, por pakësimi i administrimit dhe evidencës do ta lehtësojë shumë punën”, tha Koçovski. Angelova shtoi se heqja e faturave të llogarisë është vetëm një nga masat, siç theksoi ajo, për përmirësimin e ambientit të biznesit dhe uljen e ngarkesave administrative, duke theksuar se ndryshimet e Ligjit për TVSH-në është ngritur edhe pragu prej 1 në 2 milionë denarë për regjistrim të TVSH-obliguesve dhe se këtë e ka lavdëruar edhe misioni teknik i FMN-së.