Arsyet se pse mijëra afganë e festojnë ditëlindjet në datën 1 janar

Në datën 1 janar, Facebooku njofton ditëlindjet e Samad Alawi, të fëmijëve dhe të bashkëshortes së tij si dhe të 32 miqve të tij. Në Afganistan gjendja civile nuk funksionon. Data 1 janar është mjaft popullore mes afganëve sepse është e thjeshtë për t’u mbajtur mend. Afganistani është një vend që ndjek kalendarin diellor hijri, sipas të cilit e hëna 1 janar është data 11 e xhadit (drerit) të vitit 1396 dhe zgjedhja e datës 1 janar si datë lindjeje shmang llogaritjet e komplikuara të datave. “Kur hapa një llogari në Facebook në vitin 2014 ishte më e lehtë të zgjidhje datën 1 janar si datë lindjeje sepse  interneti ishte i ngadaltë dhe ishte e vështirë konvertimi i datëlindjes sime sipas kalendarit perëndimor”, – u shpreh Samad, 43 vjeç. Ky punonjës social bëri të njëjtën gjë për bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, më pas vuri re se edhe 32 miqtë e tij kishin vepruar në të njëjtën mënyrë. Duket se të gjithë afganët e festojnë ditëlindjen në datën 1 janar, – thotë duke buzëqeshur ai. Vitit i Ri, Novruzi, festohet në 21 mars në Afganistan dhe në Iran, vetëm këto dy vende në botë ndjekin kalendarin hixhri.

Kur fillon pranvera në hemisferën e veriut dhe vjeshta në atë të jugut, festimet për ardhjen e vitit 1397 do të arrijnë kulmin në Kabul dhe në Teheran. Tjetër fakt se pse afganët zgjedhin këtë datë si datë lindjeje është sepse ose nuk kanë, ose është false, ose i mungon një certifikatë lindjeje. Për këtë përdoren ngjarjet historike ose stinët, për të tjerët përdoret tazkira, karta e identitetit afgane, një lloj karte shpesh e fotokopjuar dhe e vjetruar me kalimin e viteve. Në hapësirën e këtij dokumenti rezervuar për datën e lindjes lexohet: “mosha përcaktohet nga aparenca fizike”. “Tazkira ime tregon se në vitin 1365 të kalendarit hixhri (1986), unë isha 3 vjeç. Në këtë vit është bërë edhe kjo kartë”, – rrëfen Abdul Hadi, i cili të hënën festoi edhe në Facebook 35 vjetorin e tij. “Nuk ka asnjë vend bosh të rezervuar për datën tek tazkira-s. Si mund ta kujtojmë një datë lindjeje nëse nuk kemi një zyrtare të regjistruar?” – ankohet ai. Vitet e fundit situata filloi të përshpejtojë. Spitalet kryesore filluan të shpërndajnë certifikata për të porsalindurit. Autoritetet gjithashtu u përpoqën të shpërndajnë disa tazkira-s, karta identiteti elektronike, ku përfshihej data e lindjes së destinatarit nëse ajo ekzistonte. Por projekti u pezullua për shkak të vështirësive teknike, meqë internet është i ngadaltë për formalitete në linjë ose për mungesa politike. Në mungesë të dokumenteve zyrtare, disa prindër i kopjojnë datat e lindjes së paraardhësve të tyre në faqet e Kuranit që të mos i humbin. Samad shpreson se një ditë të gjithë afganët të kenë datat e tyre të lindjes. Në këtë mënyrë nuk do ta mësojnë nga rrjetet sociale se çfarë moshe kanë.