PËRDORNI PAJISJE PARA FJETJES. Derisa leximi i librit është pozitiv para gjumit, përdorimi i pajisjeve si telefoni ose kompjuteri ndikojnë keq për shëndetin tuaj.
POZITA E KEQE. Nëse keni fjetur tërë natës në një pozitë, kjo nuk është e shëndetshme, andaj ekspertët rekomandojnë që të ndërroni sa më shpesh pozitën gjatë natës. Ata thonë se vendosja e jastëkut ndërmjet gjunjëve është pozitive.
JASTËKU I KEQ. Jastëku i trashë mund të jetë shkaktar i problemeve tuaja. Nëse jastëku është tepër i mbushur, koka do të jetë e ekspozuar gjatë gjithë natës, gjë e cila do të ndikojë në qafë dhe kurriz.
PINI ALKOOL. Alkooli shkatërron ciklin tuaj të fjetjes, thotë mjeku Aron Klar.
APNEA. Personat që kanë probleme me apnenë e gjumit, disa herë gjatë natës ndalojnë frymëmarrjen për një kohë të shkurtër, gjë e cila ndikon në kualitetin e gjumit. Kjo mund të jetë edhe një arsye tjetër pse ju zgjoheni të lodhur, edhe pse në teori keni fjetur sa duhet. Në shumicën e rasteve, apnea mund “të shërohet” përmes heqjes së kilogramëve të tepërt dhe shmangies nga alkooli.