Një ekspert i kujdesit ndaj lëkurës, ka zbuluar se larja e fytyrës në dush mund ta dëmtojë lëkurën tuaj, pasi ju nuk mund ta matni temperaturën e ujit. Sipas HelloGiggles, lëkura e fytyrës tonë është shumë e ndjeshme dhe për arsye se ju nuk e matni dot nxehtësinë e ujit në kohën kur bëni dush, ajo mund të shkaktojë dëme serioze në lëkurë. Ekspertja e lëkurës Dr.Tanzi, tha për “The Gloss” se i këshillon pacientët e saj që ta lajnë fytyrën në lavaman. “Ju mund ta matni temperaturën në mënyrë më efikase dhe duhet të përdorni ujë të vakët në të ftohtë, pasi është më mirë për lëkurat delikate”, shpjegon ajo. Zakonisht ne bëjmë dush të nxehtë , por nëse e lajmë fytyrën me ujë të nxehtë mund të shkaktojë dëme duke e lënë lëkurën tonë të dehidratuar dhe të thatë. Gjithashtu, nëse ju vuani nga skuqja e fytyrës, uji i ngrohtë vetëm do ta përkeqësojë atë, duke zgjeruar kapilarët e gjakut dhe krijuar nishane.