Njëra nga dashuritë e lindura në tepihun e kuq është ajo e çiftit të njohur të Hollywoodit, Demi Moore dhe Bruce Willis.
Nga takimi i tyre i parë kishin kaluar vetëm katër muaj kur ata dolën para altarit. Mediet nga ai moment filluan të shkruajnë se martesa e tyre nuk do të zgjasë edhe shumë, por dokumentet e divorcit janë dorëzuar 13 vjet më vonë.
Megjithëse divorci ishte i pashmangshëm, çifti qëndroi në marrëdhënie të mira edhe më vonë, por nuk zbuloi asnjëherë arsyet e ndarjes.
Mediet spekuluan se çfarë mund të ishte arsyeja, por ajo mbeti mister për një kohë të gjatë, transmeton KosovaPress. Tani, ishte vetë aktori Willis që ka zbuluar se ajo nuk i kënaqte nevojat e tij seksuale, shkruan InStyle.
“Ç’është saktësisht martesa? Pra, nuk ka asnjë grua që mund të kënaqë dëshirën e natyrshme për të riprodhuar. Ky impuls nuk zhduket thjesht sepse keni tre, dhjetë apo njëqind fëmijë. Të gjitha përpjekjet janë të kota, sepse ne jemi kafshë. Ne jemi vetëm gomarë në kërkim të ushqimit, por gjithashtu dëshirojmë që çdo grua që shohim ta marrim në shtrat. Ajo ishte programuar thjesht në kodin tonë gjenetik”, ka thënë aktori Willis.
Natyrisht, kjo ishte një arsye e mjaftueshme që ai dhe Moore t’i japin fund lidhjes.