Keni zakon të pini një kafe si t’i hapni sytë? Kur të kuptoni se sa është kjo e rrezikshme, kurrë më nuk do t’ju bie ndërmend që ta provoni kafen para se të hani diçka Shumica e njerëzve pinë kafen në lukth të thatë, me arsyetim se duhet të kthjellen. Mirëpo kjo është shprehi e keqe, sepse i ka efektet e veta negative. Kafja përmban antioksidantë, për këtë është e dëshirueshme që të futet në organizëm. Por e mira shëndetësore e saj nuk ka efekt nëse shfrytëzohet gabimisht, gjegjësisht nëse pihet në lukth të thatë, shkruan Positive Med. Shkencëtarët kanë zbuluar se konsumimi i kafes e rritë prodhimi e acidit klorhidrik në sistemin digjestiv që shkakton krijimin e thartirës në lukth e që shkakton edhe krijimin e të thatit. Pirja e kafes gjithashtu vështirëson edhe absorbimin e proteinave në trup, gjë që mund të sjell edhe deri te kanceri i zorrës së trashë. Si efekt negativ i pirjes së kafes në lukth të thatë llogaritet edhe shkaktimi i të rrahurave të shpeshta të zemrës dhe frymëmarrjes së shkurtër.