Karikimi i telefonit poshtë jastëkut mund të rezultojë në fund me një zjarr të vërtetë që rrezikon jetën tuaj.
Kjo pasi telefoni mund të nxehet shumë dhe duke e bllokuar në jastëk e përkeqëson akoma më shumë gjendjen.
Pavarësisht faktit se modelet e reja të telefonave celularë janë përmirësuar, ende ekzistojnë telefona inteligjentë me bateri që mund të rrisin ndjeshëm temperaturën e përgjithshme.
Edhe kompanitë e specializuara të celularëve paralajmërojnë se të gjithë ata që e duan sigurinë e tyre, të mos vënë kurrë një telefon për tu karikuar poshtë jastëkut. Zjarri dhe ajri i toksikuar mund të marrin jetën tuaj.
Edhe kur flini e doni telefonin pranë vetes?