Arsyeja nr. 1 pse keni një dhimbje therëse të shpatullave

Filmi juaj i preferuar po fillon dhe doni ta shoqëroni me një gotë verë të kuqe dhe kokoshka. Por, teksa uleni për të marrë kokoshkat nga sirtari i bufes për t’i përgatitur, ndieni një dhimbje të shpatullave.

Dhe kur dëshironi të hapni një shishe me verë, e keni të vështirë. Ju jeni të lënduar dhe nuk është sepse jeni përballuar me dramat më të ashpra të vendit tuaj, trekëndëshin e dashurisë apo organizatat sekrete të spiunazhit. Por as nuk keni bërë ushtrime specifike për shpatulla. Por, atëherë, përse dhimbjet e shpatullave ju pengojnë të kryeni veprimet e përditshme?

“Shpatulla është pjesa e trupit e lëvizshme që ka më shumë probabilitet të ketë komplikacione”, thonë ekspertët.

“Nëse ju dhembin shpatullat, ka shumë gjasa të jetë për disa faktorë të kombinuar, sepse ata janë shumë komplekse. Por, një nga arsyet është qëndrimi i gabuar.” (Sapo ndryshuat qëndrim të posturës apo jo? 😉

Sipas ekspertëve, qëndrimi jokorrekt mund të shkaktojë mosbalancimin e muskujve ku disa muskuj janë shumë të shtrënguar dhe disa të tjerë shumë të shtendosur dhe të dobët. “Këto disbalanca në forcë dhe tension shkaktojnë që kockat e krahut të mos vendosen mirë në shpatulla”, thonë ekspertët. Duke qenë se këto disbalanca shkaktohen shpesh si rezultat i qëndrimit të gjatë në ulur para kompjuterit ose përkulja para tastierës, rregullimi i posturës është vendimtare nëse dëshironi të ndaloni dhimbjen e shpatullave dhe të funksionojnë siç duhet. (Në këtë mënyrë do të arrini t’i hani edhe kokoshkat!)

Pse bashkimi i shpatullave konsiderohet të jetë komplekse? “Ka shumë arsye”, thonë ekspertët.

“Është nyja e kockave në shpatulla. Krahu lëviz mbi shpatulla dhe ajo lëviz në kafazin e brinjëve. Është gjithashtu dhe klavikula e cila bashkëvepron me kafazin e kraharorit dhe shpatullën. Çdo gjë, duke filluar nga tërheqja e muskujve, deri tek ndrydhja e ligamenteve, zhvendosja, dhe lëshimi i ligamenteve ndikojnë në shpatulla duke shkaktuar dhimbje dhe siklet.”

Nëse keni një qëndrim perfekt dhe përsëri keni dhimbje të shpatullave, ka disa arsye. Nëse disa nga dëmtimet janë për shkak të përdorimit të tepërt ose ushtrimi i tepërt disa të tjera mund të jenë më të rënda në natyrë. Ndonëse dhimbja në shpatulla mund të mos jetë me patjetër për arsye të ushtrimeve apo aksident me makinë, për shembull, ju mund keni dhimbje të shpatullave edhe nga përdorimi i tepërt apo traumë.

Një nga dëmtimet më të zakonshme që prekin shpatullën është ajo që quhet goditja e shpatullave. Kjo ndodh kur fërkimi i dy kockave nuk sinkronizohen në mënyrë perfekte dhe diçka ju bllokon/lëndon kur ju kërkoni të arrini objekte të vendosur lartë. në distancë.” Nëse dhimbjet vazhdojnë, gjithmonë konsultohuni nga një mjek dhe përdorni një stol/karrige për të arritur produktet apo objektet që nuk i arrini dot.

Ekspertët thonë që hapi i parë në rregullimin e qëndrimit është të hapni kraharorin, duke filluar me shtrirjen vertikalisht në një sfungjer në formë cilindrike të vendosur përgjatë gjatësisë së shpinës, më pas lërini krahët të varura në anën përkatëse, duke përkulur bërrylat në kënd 90 gradë.

Kjo do t’ju ndihmojë në hapjen e muskujve të kraharorit, duke lehtësuar tensionin/trysninë e shpinës. Ndonëse kjo është një mënyrë e mirë e fillimit, duhet të vizitoheni nga një mjek ose terapistë fizik, i cili mund t’ju ndihmojë në përmirësimin e problemeve përgjithmonë.