Ndeshja e xhiros së 19-të të Serie A mes Hellas Verona dhe Genoa, ka nisur me 15 minuta vonesë. Mund të duket e çuditshme, por kjo ndeshje është shtyrë nga gjyqtari për 15 minuta, shkaku i prishjes së vijave të 16 metërshit. U desh ndërhyrja e ekipeve adekuate për shënimin e tyre, për të filluar ndeshja. Kujtojmë se Amir Rrahmani është startues për Hellas Verona në këtë ndeshje.