Shkup, 28 tetor – T’i pastrojmë të gjitha dilemat – nuk ka marrëveshje të re, nuk ka aneks të ri të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim me Bullgarinë, kumtoi sot në konferencën për shtyp zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me gjuhën maqedonase, Arsovski sqaroi se ajo është shënuar saktë mu në këtë Marrëveshje dhe shtoi se aty nuk ka dilema.
“Lidhur me historinë, kjo është punë e Komisionit për çështje historike e cila sipas asaj që e shohim këtyre ditëve e intensifikon punën”, tha zëdhënësi i Qeverisë.