Shkup, 21 maj – Sot në emisionin “Samo vistina” mysafir ishte zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski i cili theksoi se LSDM-ja nuk është faktor që të luajë dhe të shantazhojë me shëndetin e qytetarëve që të mbahen zgjedhjet.
“Kryetari Mickoski në fjalimin e tij publike e ndau qëndrimin e VMRO-DPMNE-së lidhur me këtë çështje për zgjedhjet më 21 qershor, e cila është edhe datë në qershor që planifikojnë nga LSDM-ja. Më duhet edhe njëherë të potencoj se edhe pse qytetarët tani më e kanë dëgjuar këtë nga unë dhe nga partia ime amë, nga njerëzit nga ne të cilët dalin në mediume, LSDM-ja më nuk është faktor të shantazhojë dhe të luajë me shëndetin e qytetarëve, me ndjenjat e qytetarëve”, theksoi Arsovski.