Shkup, 22 shtator – Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, sot i ka mohuar informacionet se Prokuroria dje ka “hyrë” në Qytetin e Shkupit.
“E pashë atë manipulim. Kjo është nga disa qendra politike, të cilët duan të luajnë me opinionin e qytetarëve dhe publikut. I vetmi vend ku aktualisht veprojnë institucionet është ndërmarrja publike “Ujësjellës”. Nga Qyteti i Shkupit kanë mbështetje të fuqishme për t’i marrë të gjitha informatat e nevojshme që do t’u nevojiten në këtë proces”, tha Arsovska.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Arsovska theksoi se Prokuroria nuk vepron vetëm me thashetheme, por edhe me kërkesën e saj publike.
“Nuk mendoj se ka një prezantim më të fortë se ai që kam pasur në publik. Mendoj se po veprojnë jo vetëm sipas dëshirës, por edhe sipas kërkesës sime, nëse mund të them kështu, publike. Nuk duhet të ndërhyjmë në punën e tyre. Ata duhet të veprojnë në mënyrë të pavarur dhe t’i zbulojnë të gjitha indikacionet që kanë dhe me të cilat duhet të veprojnë dhe të shohim se cili do të jetë verdikti”, tha Arsovska.