“Me kohë jemi shprehur se rritja që është propozuar ka qenë nënçmuese. Nuk ka pasur rritje të pagave për disa vite. Në kuadër të BSPK-së jemi shprehur kundër rritjes prej 4.6“, ka thënë Jasharaj për RTK.
Sipas tij do të dalin me një propozim.”Kryeministri është shumë i ngurtë. Ne do të veprojmë edhe në organizimin sindikal. Për më pak se 10 % as që nuk diskutohet”, theksoi Jasharaj.
Sipas tij në vendet e rajonit janë pagat më të ulëta, por atje kanë beneficione tjera.
“Rritja e pagave për vete krijoi një situatë të re. Për veti rriti mbi 100% e për të tjerët 4.6 nuk është normal”, tha ai.
Kryesindikalisti bëri me dije se janë duke vazhduar takimet sindikale.
Për deklaratën e Haradinajt për mësuesit që tha se luajnë shah, Jasharaj tha se janë të ofenduar.
“Më mirë të luhet shah e të lexoj diçka e jo të bëj llaf për politikë”, tha ai.