Shkup, 24 janar – Nivel të ulët të arsimit në Maqedoni kanë 17,7 për qind e personave të moshës midis 25 dhe 34 vjeçare, ndërsa 8,5 për qind të personave prej moshës 18 deri 24 vjeçare e braktisin shkollën shpejt, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës me rastin e 24 Janarit – Ditës Ndërkombëtare të Arsimit, njofton Koha.
Në arsimin formal dhe në arsimin jashtë sistemit të rregullt arsimor marrin pjesë 10,7 për qind e popullatës të aftë për punë. Njëzet e pesë orë për person kalohen në aktivitetet arsimore jashtë procesit të rregullt arsimor.
Në procesin e arsimit janë përfshirë 800 djem dhe 414 vajza, fëmijë me aftësi të kufizuara. Prej tyre 218 vizitojnë shkollat e rregullta, ndërsa 996 janë në shkollat speciale.
Sipas të dhënave të UNESKO-s, 750 milionë të rinj dhe të rritur nuk dinë të lexojnë dhe të shkruajnë, një prej pesë adoleshentëve në botë e kanë lënë shkollën e mesme, 262 milionë fëmijë dhe të rinj momentalisht nuk shkojnë në shkolla, ndërsa një prej 11 fëmijëve nuk shkojnë në shkollat fillore.