Maqedonia në biznesin e burimeve nga jashtë vetëm në vitin 2018 ka realizuar të ardhura prej 150 milionë euro dhe ka punësuar 5713 persona
Fisnik PASHOLLI
Shkup, 14 dhjetor – Njohja e madhe e gjuhës angleze e popullatës së re, posedimi i shkathtësive të teknologjisë informatike, oferta e madhe e kuadrit cilësor të IT-së, renditen ndër shkaqet që në shtetet e Ballkanit Perëndimor sa vjen e më shumë po rritet industria e burimeve nga jashtë (autsorsing). Ekspertët vlerësojnë se shkaku i parë është çmimi më efektiv i shërbimit, të cilin firmat e rajonit mund ta ofrojnë. Kurse i dyti është, se në ndryshim nga India, e cila është një qendër moderne e autsorsingut, ne thjesht gjeografikisht qëndrojmë më afër deri te partnerët kryesor në Evropë, shkruan gazeta KOHA. Në rajon në autsorsing prinë Bullgaria, e cila në vitin 2018 ka pasur të punësuar mbi 80 mijë persona dhe ka kontribuar me 2.4 miliardë euro në ekonominë e vendit.
Në Ballkanin Perëndimor, biznesi i autsorsingut zhvillohet që qendrat e thirrjeve për porosi të ndryshme, pasojnë llojet t shërbimeve lidhur me mirëmbajtjen e sistemeve të ndryshme ku një amerikan për shembull kërkon përkrahje teknike për ndonjë shërbim apo prodhim nga ndonjë specialist në Sofje apo Shkup, lidhet nga larg me sistemet informative dhe i shërben klientit, i cili gjendet diku në Evropën Perëndimore dhe mënjanon ndonjë problem.
Grupi i tretë i është autsorsingu i përpunimit të softuerit, apo marrjen e një pune nga një firmë teknologjike në Maqedoninë e Veriut e cila do të realizojë pjesën e një projekti.
POTENCIAL KREATIV JO ÇDO HERË E GJEN VENDIN E TIJ NË TREG
Një trendi i tillë të zhvillimit të autsorsingut i është bashkangjitur edhe Maqedonia që vetëm në vitin 2018 ka realizuar të ardhura prej 150 milion euro nga kjo industri me një rritje prej 18 për qind në ter vitet e kaluara. Analizat e Odës së Teknologjisë Informatike tregojnë se të ardhurat në këtë degë pritet të dyfishohen në afër 300 milionë euro deri në vitin 2022. Gjithashtu në të janë të punësuar edhe 5713 persona, për tu rritur në vitin 2022 në 15 mijë persona. Nga Oda e Teknologjisë Informatike apo MASIT thonë se shteti nevojitet më shumë të mbështesë dhe përkrahë arsimin teknologjik dhe të fokusohet edhe më shumë në tërheqjen e investimeve në industrinë autsorsing, si dhe të përshpejtohen reformat për të tejkaluar hendekun midis shkollave të mesme dhe universiteteve në raport me tregun e punës.
“Në nivel të shteti nevojitet që të angazhohemi të gjithë që të rrisim vetëdijen se autsorsing është degë kryesore e eksportit vendor. Në këtë drejtim nevojitet definicion ligjor i kësaj dege ekonomike që akoma nuk njihet si potencial i madh në opinionin e vendit”, thotë Aleksandra Çavdarevska nga Masit. Kryetarja e MASIT, Anita Nakova thotë se Maqedonia po përballohet me ikjen e trurit jovetëm në fushën e teknologjisë informatike, si problem që mundon tërë botën, por që në rastin tonë shkakton edhe dëme jo të vogla ekonomike. “Një nga masat për parandalimin apo zbutjen e këtij problemi në sektorin e teknologjisë informatike është lehtësimi i tatimit në paga, përmirësimi i klimës për rritjen e kompanive të vogla, nxitja e sipërmarrjes tek gratë si dhe nxitja e sipërmarrjes sociale për kategoritë e prekura sociale të qytetarëve”, shton ajo.
Në ndërkohë nga Lidhja e studentëve të elektroteknikës në vend thonë se nevojitet një mbështetje më e madhe me qëllim që të inxhinierët e rinj të mos punojnë si nën kontraktues për firma të tjera, apo të kërkojnë punë një ndonjë kompani tjetër, por që të kenë mundësi që vetë të realizojnë idetë e tyre dhe prodhimet origjinale. “Kompanitë vendore start ap duhet të orientohen nda krijimit të prodhimeve të tyre. Vetëm në këtë mënyrë do të krijojmë vlerë të shtuar. Njëherazi shkencat informatike janë një shans shumë i mirë për të rinjtë për shkak se sektori i teknologjisë informatike po shënon vazhdimisht rritje, ndërsa edhe pagat çdo herë janë konkurruese dhe shënojnë rritje”, thotë kryetari i kësaj shoqate, Ilija Lalkovski. Sipas tij, Maqedonia disponon me potencial inovativ dhe kreativ, por ai jo çdo herë e gjen vendin e tij në treg. Ai shton më tej se në aspektin e teknologjisë, shteti është vendosur në mënyrë solide në hartën e autsorsingut të zgjidhjeve teknologjike, mirëpo shpesh mungojnë zgjidhjet origjinale aplikative.
EVROPA LINDOR, INDIA E RE
Evropa Lindore dhe sidomos Bullgaria dhe Rumunia nga Ballkani, po shndërrohen në Indinë e re lidhur me industrinë e marrje me qira të shërbimeve të bashkëpunëtorëve të jashtëm apo autsorsingut, edhe falë fuqisë mirë të kualifikuar, aspektit kulturor dhe faktit se kompanitë në botë po shpërngulin bizneset e tilla në zonat e përshtatshme kohore.
Njëherazi të dhënat e “Statist”, tregojnë se të ardhurat globalen nga autsorsing në vitin 2018 ishin afër 85 miliardë dollarë. Në këtë ndarje të kulaçit, dominojnë SHBA-të. Rumunia nga ana tjetër po tërheq edhe profesionistët me diplomat e teknologjisë informatike edhe tatimet zero për sektorin e IT-së dhe industritë ngjashme në raport me tatimin e sheshtë që ka vlerën prej 16 për qind. Bile ky shtet edhe pas aderimit në BE ka arritur të mbajë një numër të madh të kuadrit më cilësor të informatikës i cili me paga neto më të larta se 2000 euro, mund të jetojë në mënyrë solide edhe në vendlindjen e tyre. Në vitet e fundit, rajoni i Evropës juglindore renditet ndër mjediset më të popullarizuara për zhvillimin e softuerit për autsorsing ku bile nga katër shtete si Polonia, Rusia, Hungaria dhe Çekia sipas uebfaqes “Hackerrank”, renditen në top dhjetëshin në botë, ndërsa në top 20-in e shteteve në botë renditen edhe Ukraina, Bullgaria dhe Rumunia si shtete ku mund të gjenden programues të shkëlqyer në konkurrencën globale, që po bëhen edhe konkurrent serioz ndaj Kinës, Filipineve apo Indisë. (koha.mk)