Shkup, 29 nëntor – Çështja nëse jemi të gatshëm të pranojmë se cilësia e dobët e arsimit nuk mund të përmirësohet vetëm me projekte sa për të thënë – e që rëndom është forma se si veprohet tek ne, vazhdon të mbetet një sfidë vështirë e përballueshme për institucionet tona. Muajin e ardhshëm pritet të publikohen rezultatet e testimit të nxënësve në kuadër të projektit PISA, që realizohet me nxënësit e të gjitha shteteve në botë me qëllim nxjerrjen e treguesve se deri në çfarë niveli janë shkathtësitë e tyre. Mirëpo në ndërkohë, në Maqedoni nuk janë përmirësuar rezultatet jashtëzakonisht të dobëta të cilat dolën nga testimet e përparshme të PISA-s. Matematika dhe kuptimi i të lexuarit janë edhe më tej në nivele dëshpëruese, edhe pse që në vitin 2012, respektivisht 2000 testimet e nxënësve treguan se ne jemi të renditur shumë poshtë në listën e shteteve të BE-së dhe të botës. PISA bën hulumtime për nivelin e diturive të grup-moshave të caktuara të nxënësve për nevojat e Bankës Botërore, e cila në bazë të parametrave që dalin nga ato vlerësime, mbështesin edhe hartimin e Strategjive dhe Planeve afatgjate. Për shkak të rëndësisë dhe reputacionit që ka institucioni i BB-së, rezultatet e të gjitha testimeve që bëhen për llogari të saj janë të pranuara botërisht si tregues shumë serioz dhe me gjasa minimale të gabueshmërisë. Për nivelin e diturive nga matematika, respektivisht aftësinë e nxënësve për të zbatuar njohuritë nga kjo lëndë – mbi 54 për qind e nxënësve nuk e arrinin nivelin e notës 2, atë të kalueshmërisë. Rezultate më të dobëta në këtë pikë tregon Shqipëria, ku nivelin e kalueshmërsië nuk e arrijnë… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.