Laura PAPRANIKU
Shkup, 9 mars – Arsimi Qytetar me nxënësit e klasave VIII do të mësohet edhe vitin e ardhshëm shkollor (2018/2019) pa librin adekuat, shkruan gazeta KOHA. Teksti shkollor i kësaj lënde u tërhoq nga përdorimi në fillim të vitit shkollor 2017/2018 nga ministrja e Arsimit, Renata Deskovska, me kërkesë të shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të grave, pasi konsideroni se përmbajtjet e librit cenonin integritetin e familjeve jotradicionale, pra çifteve në bashkëjetesë, nënave të divorcuara apo kategorive tjera të ngjashme, të cilat nuk e gjenin veten në mesin e familjes tradicionale.
Për të kompensuar mungesës e atij tekstit (që për autorë kishte Ksenofon Ugrinovski dhe Kërste Vasilievski), është vendosur që të përpilohen doracakë dhe fletore pune bazuar në njësitë mësimore të përcaktuara paraprakisht me programin mësimor.
Byroja për Zhvillimin e Arsimit (BZHA) ka formuar komisione për përgatitjen e propozim-listave për doracakë dhe materiale tjera të ngjashme, të cilat do të mundësojnë realizmin e programit mësimor për lëndën e Arsimit Qytetar në klasën e tetë të arsimit nëntëvjeçar, bazuar në programet mësimore. BZHA ka bërë gjithashtu të ditura edhe njësitë mësimore të grupuara në tre tematika që synojnë pasjen e nxënësve jo vetëm me kulturë të përgjithshme mbi konceptin e qytetarisë, të drejtave të garantuara me konventa ndërkombëtare apo rendit shoqëror, por edhe me pajisjen e nxënësve me shkathtësi jetësore.
Sipas udhëzimeve që ka dhënë BZHA enkas me propozimet për përgatitjen e doracakëve, për nevojat e lëndës së Arsimit Qytetar të interesuarit, duhet të konkurrojnë me dorëshkrime të përkufizuara në tre tematika kryesore dhe secila prej tyre të ketë të bashkëngjitur edhe fletoren përkatëse të punës. Tema e parë, e cila përfshin edhe fondin më të madh të orëve të mësimit (20 gjithsej), është përcaktuar ti dedikohet njeriut, respektivisht të drejtat e njeriut dhe përgjegjësitë. Tema e dytë me tetë orë mësimi: demokracia dhe shoqëria qytetare dhe tema e tretë gjithashtu me tetë orë: Bashkimi Evropian (BE). Në mënyrë të detajuar për këtë të fundit, nxënësit duhet të konsumojnë njohuri mbi: Bashkimi Evropian dhe krijimi i tij, Funksionimin e BE-së dhe Integrimin e Maqedonisë.
Sakaq për temën e dytë, me nga katër orë secila nxënësit duhet të mësojnë mbi Demokracinë dhe Rolin e qytetarëve në demokraci, Kurse për temën e parë e cila është edhe më numër më të madh të njësive mësimore, në bazë të udhëtimeve për përpilimin e doracakëve, të njëjtat duhet t’ju japin përgjigje çështjeve të drejtave të njeriut, respektivisht çfarë janë ato të drejta dhe si u shfaqën ato, si dhe të trajtojnë çështjet e të drejtat qytetare dhe politike, të drejtave kulturore, të drejtat e fëmijëve, të drejtat e grave dhe përgjegjësia institucionale dhe individuale në mbrojtjen dhe cenimin e të njëjtave. Të interesuarit mund të gjejnë në faqen zyrtare të BZHA-së edhe linqet me literaturën dhe burimet përkatëse që duhet të shfrytëzojnë për përpilimin e secilit doracak ve; e veç si dhe për fletoret e punës të cilat duhet të korrespondojnë me njësitë sipas ndarjes së tematikave për lëndën e Arsimit Qytetar. MASH dhe BZHA kanë hapur procedurë për hartimin e shumë teksteve të reja shkollore dhe doracakëve, qoftë përmes konkurseve të rregullta ku kërkohet paraqitja e tekst shkuesve qoftë përmes thirrjes për formimin e ekipeve të autorëve. Por ajo që bie në sy, kjo ndërmarrje ka nis me tekste dhe libra të cilat nuk kanë qenë të kontestuar për shkak të përmbajtjeve që irritojnë ndjenjat e përkatësive etnike.
Libra të këtillë që kanë të bëjnë kryesisht me historinë, gjeografinë, muzikën apo shoqërinë, nuk janë të pakët. Megjithatë, tani për tani në MASH nuk kanë asnjë ndërmarrje që do të shpinte drejt largimit nga përdorimi të atyre testeve shkollore dhe zëvendësimit të tyre me libra apo doracakë. (koha.mk)