Sipas infektologëve insistimi për prurjen e fëmijëve në shkolla është lloj kërcënimi për fëmijët, stafin e shkollës dhe shëndetin publik në përgjithësi. Deri më tani, nuk kemi ndonjë vendim apo protokoll nga Ministria e Arsimit, se a do të kemi mësim në distancë apo fëmijët do ti rikthehen bankave shkollore në vitin e ardhshëm shkollor
Zenel MIFTARI
Shkup, 18 korrik – Pas përfundimit të procesit zgjedhor, qeveria e re do të përballet me sfidat kryesore, siç janë shëndetësia dhe fillimi i procesit arsimor në shtator. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, virusi korona bartet më lehtë në vende të mbyllura me shumë njerëz e me ambiente pa ventilim, që një numër i madh i shkollave te janë në kushte të tilla ku i japin “këmbë” virusit. Por kohëve të fundit është vërejtur një presion që në shtator fëmijët të rikthehen në shkolla dhe mos të praktikojnë mësimet në distancë. Ky presion zakonisht bëhet nga prindërit, specialistët dhe pediatret për fëmijë.
MËSIM KLASIK APO TË MODERNIZUAR
Sipas infektologëve insistimi për prurjen e fëmijëve në shkolla është lloj kërcënimi për fëmijët, stafin e shkollës dhe shëndetin publik në përgjithësi. Deri më tani, nuk kemi ndonjë vendim apo protokoll nga Ministria e Arsimit, se a do të kemi mësim në distancë apo fëmijët do ti rikthehen bankave shkollore në vitin e ardhshëm shkollor. Vlejmë të cekim të dhënat nga e mbarë bota ku kemi statistika optimiste sa i përket prekjeve të fëmijëve me virusin korona. Ata tregojnë se fëmijët shumë më pak kanë gjasa të sëmuren rëndë nga virusi korona për dallim nga të rriturit.
Shembujt nga vendet e tjera tregojnë se masa të tilla, si mbajtja e distancës, larja e duarve me dezinfektues dhe vendosja e maskës në publik ka dhënë rezultate të pozitive. Gjithashtu është i rëndësishëm se sa është numri i të prekurve kur planifikohet të hapen shkollat, pasi që nëse numri është i madh nxënësit kanë mundësi ta bien virusin korona në shkollë ose ta dërgojnë në shtëpi. Shqetësuese është edhe pse fëmijët sipas hulumtimeve nuk preken rënd me virusin korona dhe më shumë mundësi mund të jenë simptomatik, ata kanë mundësi ta bartin virusin te prindërit apo te stafi shkollor dhe kjo ka bërë që shkencëtarët të rekomandojnë se vendi që dëshiron të hap shkollat duhet ta mendoj dy herë nëse është vendim i duhur apo jo.
RIKTHIM NË FILLIMIN E RI
Pa marrë parasysh se si do të vazhdoj gjendja me virusin korona dhe një rikthim në banka shkollore nëse është i mundshëm të mundshëm nuk do të jetë i njëjtë si më parë, por do të pësoj mjaft ndryshime procesi edukativo-arsimor. Si një ndër masat që mund të merret që nga fillimi është vendosja e ventilimit në të gjitha klasat, të shkurtohen orët dhe të reduktohet numri i nxënëseve në një klasë, vendosja e dezinfektuesve dhe maskat të jenë të detyrueshme. Sipas eksperteve mund të përdoret dhe praktika e disa shteteve tjera të cilat i kanë testuar të gjithë punonjësit shkollor dhe nxënësit se mos janë të ekspozuar ndaj virusit korona. Sipas një hulumtimi të kryer, shpërndarja e virusit korona do të varet krejtësisht se sa shkollat do te respektojnë masat kundër virusit korona.
Shembulli më i mirë për hapjen e shkollave gjatë pandemisë me virusin korona janë Norvegjia dhe Danimarka. Ata rihapën shkollat pas gati një muaj mbyllje për shkak rekomandimeve për mos përhapjen e virusit korona, por fillimisht i rihapen vetëm për parashkollorët dhe jo për shkollarët e mesëm. Këta dy shtete e bënë të detyrueshme dezinfektimin e duarve, reduktuan numrin e nxënësve në klasa ku i ndanë në grupe, mundësuan distancë prej 1.5 metra mes bankave. Duke i pasur parasysh këto masa dhe respektimin e tyre pas disa muajve nuk është vërejtur ndonjë rritje e numrit të të infektuarve me virusin korona. (koha.mk)