Biznesmeni i njohur nga Maqedonia, Arsim Papraniku është emëruar konsull nderi i Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë.
Distrikti konsullor përfshin qytetin e Strugës me rreth Konsullor Komunën e Strugës dhe Zyrën e Konsullatës në qytetin e Strugës.
Siç njoftojnë mediat, si konsull nderi, Papraniku do të veprojë në Republikën e Maqedonisë, në përputhje me rregullat dhe normat e aktiviteteve konsullore dhe do të nxisë dhe mbrojë interesat e Kosovës.
Arsim Papraniku në postin e konsullit të nderit të Republikës së Kosovës do të jetë me mandat prej katër viteve.