Shkup, 16 tetor – Investuesit gjerman në Maqedoni tashmë i zgjerojnë kapacitetet, por nuk kanë kuadro të mjaftueshme. Zgjidhjen e shohin në sistemin dual të arsimit, u tha sot në konferencën për media të Odës Ekonomike të Maqedonisë. Siç theksoi Tobias Bole nga Oda Ekonomike e Gjermanisë në RM, kompanitë kanë mungesë nga personat teknik për prodhimin dhe mirëmbajtje, posaçërisht në industrinë automobilistike. Sipas tij, investuesit gjerman në vend deri tani hapën 15-të mijë punësime, por ky numër në vijim do të rritet, ndërsa për këtë do të nevojitet, krahas teorisë të mësohet edhe praktika drejtpërdrejt në prodhim. Boris Trimçev nga Oda Ekonomike e Maqedonisë theksoi se pikërisht për shkak të sistemit të pavendosur të arsimit dual tek ne, papunësia e të rinjve është dyfish më e madhe nga mesatarja në BE. Në kontekst të arsimit dual, Bole e rekomandoi a.q trekëndëshin e artë i cili nënkupton, siç theksoi, bashkëpunimin mes sektorit privat, institucioneve shtetërore dhe bashkësisë së biznesit.