Everton Soares ka marrë vëmendjen e shumë klubeve evropiane, pas paraqitjeve të jashtëzakonshme me Brazilin në Kupën e Amerikës. Sulmuesi brazilian ishte golashënuesi më i mirë në garën më të madhe në Amerikën Latine, pasi shënoi tri gola, për t’i ndihmuar kështu ‘Selecaon’ që ta fitojnë trofeun.
Forma e tij e mirë me kombëtaren braziliane, bëri që shumë skuadra të vihen pas tij, e që në mesin e tyre është edhe Arsenali. Skuadra londineze thuhet se ka bërë lëvizjet e para për transferimin e sulmuesit 23-vjeçar nga Gremio.
Soares është aktualisht në pushime mëse të merituar, pas triumfit në Kupën e Amerikës, e që në ditët e ardhshme mund a kompletojë kalimin e tij në Emirates Stadium. Për lojtarin ka shfaqur interesim edhe Milani.