Arsenal duket se ka vendosur objektivin e radhës për të përforcuar organikën e grupit të drejtuar nga Unai Emery. “Topçinjtë” po ndjekin nga shumë pranë Cengiz Under, talentin e Romës i cili këtë sezon po zhvillon paraqitje shumë të mira me verdhekuqtë. Turku arriti të shënonte edhe në takimin që Roma barazoi përballë Interit, një gol ky i cili duket se gëzoi dikë të veçantë në “Olimpico”. Pikërisht një skaut i Arsenal ndoqi paraqitjen e 21-vjeçarit mbrëmjen e së dielës, dhe goli i shënuar prej tij, tashmë duket se ka bindur përfaqësuesin e klubit anglez për aftësitë që ai zotëron. Nga ana tjetër drejtuesit e Romës shpesh herë janë shprehur të gatshëm se dëshirojnë të rinovojnë me talentin turk, por mes palëve ende nuk ka nëe akord.