Arsenali rivalizon Realin për Camavingan

14

Edhe Arsenali e do Camavingan. Mesfushori i talentuar francez kërkohet nga Zinedine Zidane që nga viti 2019.

Arsenali e ka identifikuar mesfushorin e Rennes, Eduardo Camavinga, si objektivin e radhës, raporton Marca.

18-vjeçari ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon më 2022, me ‘Topçinjtë’ që po tentojnë ta rrëmbejnë atë në afatin kalimtar të verës.

Për lojtarin interesohen edhe Manchester United e Real Madridi, çmimi i të cilit është 45 milionë funte.